free hit counter Italia kërkon mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike - PSD

Një delegacion i Partisë Socialdemokrate, i përbërë nga kryetari z. Shpend Ahmeti, nënkryetarja znj. Shqipe Pantina dhe drejtuesi i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë z. Belgzim Kamberi, kanë pritur sot në Prishtinë, Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë takimit është biseduar kryesisht për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, ku përfaqësuesit e PSD-së dhe ambasadori Italian, shprehën optimizmin e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate shprehën mirënjohjen e tyre për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian për Republikën e Kosovës.