free hit counter Ndryshimi është politikë e re, jo mjeshtri e riciklimit - PSD
Riciklimi i mbeturinave është ekonomizim e ruajtje e ambientit. Riciklimi i politikës dhe politikanëve është ruajtje e konservim i gjendjes aktuale përmes iluzionit të ndryshimit.
 
Kohëve të fundit kemi parë njerëz me aktakuza, mbështetës e anëtarë të partive tjera që teksa kalojnë në VV iu falen e iu harrohen të gjitha veprimet. Mjafton një foto me liderin suprem dhe je i rilindur.
 
Leninistë, erdoganistë, liberalë, konservatorë, pacifistë e radikalë gjejmë në aderimet që po na shitet si ndryshimi i madh. Çorbës ideologjike kapakun ia mban lideri suprem, ky riciklues i madh! Partitë e vjetra riciklojnë politika e njerëz, por ndryshimi është politikë e re dhe jo mjeshtri e riciklimit.