free hit counter Tërhiqemi nga Delegacioni Shtetëror për dialogun, nuk rrimë në një delegacion pa kompetenca - PSD
Sot Gjykata vendosi se Ligji për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror në Procesin e Dialogut me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën. Po sot, PSD tërhiqet nga Delegacioni Shtetëror; pra, kryetari z. Shpend Ahmeti si bashkëkyesues dhe z. Visar Ymeri e z. Dukagjin Gorani si anëtarë të tij.
Kjo gjë u kumtua në konferencën e mbajtur për media, nga nënkryetarët dhe deputetët e PSD-së, z. Visar Ymeri e z. Dukagjin Goranit, gjithashtu anëtarë të Delegacionit Shtetëror.
Me këtë rast u nënvizua se PSD terhiqet edhe nga Rezoluta mbi dialogun, të cilën e kemi propozuar në Kuvend. Kjo sepse ne nuk rrimë në Delegacion pa kompetenca. Me vullnetin më të mirë patëm propozuar që githçka rreth dialogut të miratohet paraprakisht me 2/3 e votave në Kuvend. Por, për këtë gjë jemi sabotuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partia e z. Albin Kurti, Lëvizja VETËVENDOSJE!, që sot e kërkojnë të njejtën gjë.
Gjykata ka vendosur që Delegacioni iu merr kompetenca Presidentit edhe Kryeministrit. Synimi ynë ishte që këto kompetenca t’i ushtrojë Kuvendi. Kështu, kompetencat e tilla do të zbatoheshin në mënyrë demokratike, transparente, legjitime e me konsensus politik e shoqëror. Të lirë e me vullnet për ta bërë këtë jemi bërë pjesë e Delegacionit, të lirë e me vullnet po largohemi nga ai.