free hit counter Arsim për të gjithë - PSD

Ne jemi të përkushtuar që arsimi të jetë gjithëpërfshirës, cilësor, që zhvillon talentet dhe realizon
potencialin e qytetarëve. Krahas tjerash, shkollimi falas në të gjitha nivelet e saj është një ndër
parimet themelore të PSD-së. Kjo mundëson integrimin e të gjithëve në një sistem arsimor i cili
nuk i përgatitë thjesht qytetarët për tregun e punës, por ua hap atyre shtegun për mësim gjatë
gjithë jetës. Ne duhet të bëhemi gati për një botë e cila po zhvillohet në mënyrë të shpejtë nga
ana teknologjike, rrjedhimisht arsimi duhet të jetë në hap me këtë zhvillim duke nxjerr pasionin e
nxënësve e studentëve në pah, për t’i bërë ata bartës të këtyre proceseve.