free hit counter Barazia Gjinore - PSD

Ne angazhohemi për ndërhyrje në strukturën shoqërore dhe ekonomike me qëllim të rivlerësimit të roleve ekzistuese gjinore në funksion të lirisë, drejtësisë dhe solidaritetit social.

Pa barazi mes burrit dhe gruas nuk mund të bëhet fjalë për shoqëri të zhvilluar dhe të përparuar. Këtu, do të afirmojmë politika transformuese dhe do të hapim diskutime në Kuvendin e Republikës dhe në forume të tjera gjithëpërfshirëse, me qëllim të ndërgjegjësimit shoqëror. Barazia gjinore nuk arrihet përmes konsensusit. Edhe pse e domosdoshme, infrastruktura ligjore nuk mjafton nëse nuk ndërhyn në praktikat e çdoditshme shoqërore. Barazia gjinore vetëm në mundësi, në rrethanat në të cilat veprojnë gratë në Kosovë, vetëm sa riprodhon kushtet e pabarazisë, të shtresëzuara historikisht. Janë rolet gjinore në shoqëri dhe familje ato që duhen kontestuar dhe ndryshuar.