Ne përkushtohemi për Republikë sociale dhe zhvillimore. Inkurajojmë një ekonomi të qëndrueshme që fuqizon proceset e prodhimit të mirëqenies, që zhvillon talentet e qytetarit dhe që funksionon mbi qëllimin e përfitimit për të gjithë – përmes shpërndarjes së drejtë të të mirave shoqërore dhe të suksesit zhvillimor. Angazhohemi për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në industri dhe tregti brenda një ambienti konkurrues, ku shteti mundëson lirinë në treg, por edhe ndërhyn e bashkërendon kurdo që kjo dëshmohet e domosdoshme. Ne do t’i afirmojmë hulumtimet shkencore dhe inovacionin duke inkurajuar promovimin e teknologjisë për rritje të mirëqenies së
qytetarit.