free hit counter Vaksina e përgjegjësisë rezulton dorëheqje - PSD
Qeveria e Kosovës vazhdon të mos ndërmarrë asnjë hap drejt sigurimit të vaksinave për qytetarët e Kosovës. Shëndeti ynë publik po varet tërësisht nga donacionet e të tjerëve teksa vetë Qeveria qëndron stoike në mosveprim. Në të njëjtën kohë, burokratizimi i procesit të vaksinimit e ka ngadalësuar procesin; sot jemi dëshmitar që ende nuk janë shpërndarë të gjitha vaksinat e marra nga donacioni i parë.
I dorëzojmë vaksinën e përgjegjësisë Arben Vitisë, Dr. Hipokritit. Kjo vaksinë çon në dorëheqje. Dorëheqje për mungesën e punës, dorëheqje për keqmenaxhim. Mospunë sepse nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret rreth sigurimit të vaksinave përtej donacioneve.
Aksioni i sotëm është vetëm doza e parë. Ditëve në vijim, ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve drejt një nisme ligjore për të falur gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë. Janë mbi 200.000 gjoba që kalojnë shifren prej 10 milionë eurosh. Një masë është e drejtë kur zbatohet njëjtë për secilin qytetar. Këto gjoba janë arbitrare sepse dënuan qytetarët, ndërkohë që valën e fundit të infektimeve e kemi prej tubimeve zgjedhore dhe sjelljes së papërgjegjshme të gjitha partive politike. Askush prej tyre nuk u dënua.