free hit counter Mbyllja e kopshteve, barrë për gratë - PSD

Këta biberona përçojnë mesazhin që fëmijët në kopshte janë të braktisur nga shteti, në kohën më të vështirë, dhe barra e përkujdesit i është lënë edhe më tepër grave.

Mbyllja e çerdheve dhe shkollave është vendos sot për nesër.

Vendimet e qeverisë janë instrumentalizuese sepse nuk e kanë synim mbrojtjen e shëndetit publik. Janë kontradiktore sepse nuk kanë koherencë e kuptim. Si mund të mbyllen çerdhet dhe shkollat, teksa kafiteritë, tregjet e mëdha, tubimet e takimet elektorale, xhamiat e kishat, vazhdojnë të jenë të hapura? Nuk gjindet asnjë bazë matëse që i bënë çerdhet e shkollat më të rrezikshme sesa vendet e tjera të grumbullimit. Vendimet janë politike dhe po i shërbejnë pushtetit.

Me vendimet e saja, qeveria ka zgjedhë t’i mbyll nënat me fëmijët në shtëpi. Pushteti po riprodhon shtypjen që gruaja e përjeton në shoqërinë tonë patriarkale. Ato gra që mund të marrin pushim, e shfrytëzojnë atë si pushim vjetor. E në rastin kur i lejohet një prindi të merr pushimin për t’u kujdesur për fëmijët, ai prind domosdosshmërisht do të jetë gruaja e cila potencialisht mund ta humb vendin e punës.

Sot flasim për një qeveri që në ditën kur filloi rritja drastike e rasteve vazhdoi orarin e diskotekave, ndërsa kur numri i rasteve po bie, barrën e vendimeve të saj po e hedh mbi supet e grave. Si e tillë, vendimet e kësaj qeverie janë regresive, dhe bashkë me to kjo qeveri është e dëmshme dhe e rrezikshme.

Çka flet kjo për çasjen e qeverisë Kurti? Një qeveri joemancipuese, betonuese e rolit të gruas vetëm si riprodhuese e kujdestare. Qeveri që e sheh gruan si barrë e në fakt bëhet barrë e saj.