free hit counter Veterani i rrejshëm - PSD

Ditëve të fundit ka nisur një fushatë e re prej anës së pushtetit për t’u marrë me listat e veteranëve të UÇK-së. Diskursi i pushtetit na bënë të kuptojmë që veterani është barra financiare mbi kurrizin e Republikës së Kosovës nga e cila duhet të çlirohet vendi. Por, kur barra është pikënisja, mirëqenia nuk është përfundimi.

Po të ishte me të vërtetë i angazhuar pushteti që t’i verifikoj këto lista atëherë do të dinte edhe procesin nëpërmjet të cilit do të bëhej kjo gjë. Çka në fakt na meson mungesa e procesit qëllimi i vërtetë i Kurtit që tash e ca kohë: denigrimi i veteranit të vërtetë. Edhe nëpërmjet atij të rrejshëm.

Por, le të merremi me veteranin e rrejshëm që sot gjindet në krye të qeverisë. Kurti është angazhuar në UÇK në gusht të vitit 1998 dhe ka dhënë dorëheqje prej saj më 2 mars 1999. Siç edhe e parasheh ligji, veteranë është personi që ka qëndruar deri në fundin e luftës së UÇK-së. Ne e dijmë që lufta ka përfunduar në qershor, pra 3 muaj pasi Kurti ka dhënë dorëheqje. Po i njëjti ligj definon dhe dënimin që dikush e merr në rast falsifikimit të deklaratës së pjesëmarrjes në luftë. Ekzistojnë dëshmi materiale, me dokumente e deklarata, që tregojnë mashtrimin që Kurti ka bërë në mënyrë që të konsiderohet veteran i UÇK-së.

Prokuroria duhet të filloj menjëherë hetimin e këtij rasti flagrant të falsifikimit. Nëse hetimi nuk fillon atëherë ne do të dorëzojmë kallëzim penal për këtë çështje.