free hit counter 12 Qershori - Dita e Çlirimit! - PSD

12 qershori është shënjuesi i fundit të gjenocidit nga pushtimi i Serbisë; është data kur liria u materializua nga ëndrra e luftëtarëve që ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre dhe e dëshmorëve që e dhanë atë pa hezitim.

Liria mbi të gjitha është mundësi që mbahet në krahët e guximtarëve që shtrojnë rrugën e progresit shoqëror. Janë këta guximtarë që sot i përkujtojmë, e të cilët, për fatkeqësinë tonë, po sulmohen nga jashtë prej një gjykate të padrejtë, e nga brenda prej një partie që ka grumbulluar rreth vetes të gjitha rrymat oportuniste të kalkulimeve politike.

Teksa kujtojmë rrugëtimin për liri dhe teksa jemi dëshmitarë të tjetërsimit të atij rrugëtimi, na duhet domosdoshmërisht mobilizimi shoqëror. Na duhet kundërshtia e protesta kundër krijimit të një norme që përdhos veteranin.