Konsesus politik, institucional dhe shoqëror për dialogun
Sot, në zyrat e Partisë Socialdemokrate, kryetari dhe nënkryetari Shpend A. Ahmeti e Dukagjin Gorani; kanë takuar Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z.Didier Chabert, me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen politike në Kosovë, veçmas për zhvillimet lidhur me procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Duke e theksuar nevojën e […]
Kërkesat e punëtorëve të KEDS-it, janë të drejta
Partia Socialdemokrate mbështet protestën e organizuar sot nga Sindikata e KEDS, duke theksuar veçanërisht kërkesat e drejta të punëtorëve sindikalistë : rritje të pagave dhe zbatim të kontratës kolektive. Rritja e pagave që kërkojnë ata është minimumi i kthimit për kontributin që japin me mendjen dhe djersën e tyre. Kur flasim për pagat e ulëta […]
Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog, përmes shumicës së kualifikuar
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti; Nënkryetari, Qëndron Kastrati dhe Sekretarja e Përgjithshme, Aida Dërguti kanë takuar sot Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi; Deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani dhe ish-Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen dhe pozitën aktuale të shqiptarëve në Luginën e […]
Naim Jakaj emërohet Sekretar Organizativ i Partisë Socialdemokrate
Kryesia e Partisë Socialdemokrate ka emëruar Naim Jakaj për Sekretar Organizativ, në përputhje me nenet përkatëse të Statutit të PSD-së. Naim Jakaj është i lindur më 1987. Sociolog, ai është në përfundim të studimeve në drejtësi. Me përvojë në fushën e organizimit partiak, Naim Jakaj punon si këshilltar i nënkryetares së Kuvendit dhe ndihmon grupin […]
Shteti shqiptar, jetik për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, me nënkryetarin Visar Ymeri dhe Sekretaren e Përgjithshme Aida Dërguti kanë takuar sot Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Zhvillimet aktuale politike, fuqizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë, perspektivat e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, si dhe thellimi i bashkëpunimit midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës ishin në fokus […]
Grupi negociues i qeverisë, instrument për legjitimim të Thaçit
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për ekipin negociator që do ta përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë. Ky ekip nuk ka asnjë kuptim tjetër përveç se të ndërhyjë në një proces vendimmarrjeje që është përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Republikës, e përmes të cilit për një kohë të gjatë është mëtuar të arrihet […]