Nga takimi me ambasadorin e Italisë, z.Piero Cristoforo
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Qëndron Kastrati dhe kryetarin e Grupit Parlamentar Dardan Sejdiun; kanë pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Në takim u diskutua për gjendjen politike në Republikën e Kosovës, të fokusuar mbi procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. […]
Partia Socialdemokrate fillon shtrirjen dhe zgjerimin me Gjilanin
Sot në Gjilan u hapën zyrat e Partisë Socialdemokrate. Në praninë e mbështetësve të shumtë, Kryetari Shpend Ahmeti dhe Sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti paraqiten parimet themelore dhe synimet politike të PSD-së. Duke i falenderuar bashkëqytetarët për pjesëmarrjen dhe duke i ftuar ata për angazhim politik; Koordinatorja e Partisë Socialdemokrate për Gjilan, deputetja Besa Baftiu, […]
Vendimi i Gjykatës së Apelit ndaj deputetëve – Vendim i padrejtë
Gjykata e Apelit sot ka vërtetuar dënimin e mëhershëm nga Gjykata Themelore për deputetët e Kuvendit të Kosovës; Faton Topalli, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti. Katër deputetët janë shpallur fajtorë me akuzën për hedhje të gazit në seancat e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me […]
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, falënderon Grupin Parlamentar Socialdemokrat për mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave për Kosovën
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti falenderon Grupin Parlamentar Socialdemokrat (S&D) në Parlamentin Evropian dhe Raportuesen e Parlamentit Evropian për vizat për Kosovën, për mbështetjen e tyre në dobi të liberalizimit të vizave për Kosovën. Duke e shprehur nevojën e liberalizimit të vizave para zgjedhjeve evropiane, Shpend Ahmeti ka nënvizuar se çmimin e izolimit nuk duhet ta […]
PSD mirëpret votimin e Parlamentit Evropian
Partia Socialdemokrate mirëpret votimin e sotëm të Parlamentit Evropian për rekomandimin e Komitetit për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme; për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky miratim i cili e konfirmon mandatin për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për lirinë e lëvizjes të qytetarëve të Republikës. […]
Qeveria t’i plotësoj kërkesat e punëtorëve të Postës
Partia Socialdemokrate solidarizohet me protestën dhe mbështet kërkesat e punëtorëve të Postës së Kosovës. Gjendja e rëndë në Postën e Kosovës ka shkaktar dhe adresë. Për të nuk duhet të vuajnë punëtorët. Ajo vjen prej mënyrës se si kanë udhëhequr me të qeveritë njëra pas tjetrës. Planet për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës […]