free hit counter Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministrit Arben Vitia - PSD

Partia Socialdemokrate, e përfaqësuar nga anëtarët e Kryesisë Driton Çaushi dhe Dren Kukaj ka ushtruar Kallëzim Penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Padia është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në orën 13:00.

Kemi dorëzuar të dhëna e prova sesi shkelja ligjore e datës 12 gusht ka lidhje të qartë kauzaliteti me pasojat fatale që vijuan. Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë sepse ka marrë vendim për lirim të masave duke shpërfillur rekomandimet e IKShP-së dhe në shkelje të Ligjit për Pandeminë. Të gjitha statistikat flisnin për rritje eksponenciale të rasteve, por përgjigja institucionale ishte liruese për aktivitetet supershperndarëse.

Me këtë rast, i bëjmë thirrje IKShP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë ta bëjnë transparent për publikun rekomandimin e datës 12 gusht. E vërteta duhet të zbardhet, drejtësia duhet të vendoset!

 

Kallëzimin penal mund ta shihni duke klikuar këtu