free hit counter Konflikti dhe Asociacioni janë e njëjta gjë. Zgjidhja është ripërcaktimi i kufijve - PSD

Sulmi i orkestruar nga Serbia dje duhet të jetë reflektim mbi vetë procesin e dialogut. Leximi triumfalist i ndalimit të sulmit do ta zhysë Kosovën në theqafje. Kthimi te Asociacioni është kthim te konflikti. Kthimi te mohimi pa një zgjidhje alternative është po ashtu kthim te konflikti. Asociacioni dhe sulmi i djeshëm janë shpalosje të të njëjtit problem. Kërkesa për paqe të përhershme është zgjidhja: njohje reciproke dhe ripërcaktim të kufijve.

Suksesi i kësaj ngjarjeje duhet të matet me pasojat politike që do t’i prodhojë. Këto janë: nëse do të kontestohen marrëveshjet e Ohrit dhe Brukselit; nëse do të pësojë Serbia sanksione për sulmin e shkaktuar.

Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë ndryshimin e kornizave të dialogut. Dialogu që synon paqen e brishtë përmes Asociacionit nuk përbën zgjidhje. Bashkësia ndërkombëtare përmes Asociacionit pa njohje po synon zgjidhje që nuk është asgjë më shumë se koncepti i vjetër i menaxhimit të krizave. E menaxhimi i krizave është gjithsesi vazhdim i tyre. Formimi i Asociacionit dhe mungesa e njohjes janë kushtet për një paqe të brishtë sepse kështu ruhet kushtet e luftës.