Sot, në zyrat e Partisë Socialdemokrate, kryetari dhe nënkryetari Shpend A. Ahmeti e Dukagjin Gorani; kanë takuar Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z.Didier Chabert, me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen politike në Kosovë, veçmas për zhvillimet lidhur me procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Duke e theksuar nevojën e ndërtimit të konsensusit të gjerë politik, institucional dhe shoqëror në Kosovë, për çështjen e dialogut me Serbinë; Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani kanë rishprehur qëndrimin e Partisë Socialdemokrate, se Presidenti Thaçi dhe ekipi negociues i Qeverisë së Kosovës nuk kanë legjitimitet për ta bartur procesin e negociatave.