free hit counter Marrëveshja për targat, katalizator për Asociacionin - PSD

Marrëveshja që u nënshkrua dje, e ka edhe mbrapa edhe përpara Asociacionin. Është edhe në logjikën e Asociacionit. Trajtim i ndarë mbi targat ka parasysh kritere etnike e territoriale, kritere të Asociacionit. Targat e tilla janë ilegale, thotë Qeveria, por në të njëjtën kohë i njohim me marrëveshje.

Do të mund të flitej për reciprocitet të plotë në targa sikur Kosova të prodhonte targa për shqiptarët e Luginës, dhe këtë ta pranonte Serbia. Por jo, është vetëm veriu i vendit që po trajtohet në mënyrë të diferencuar.

Marrëveshja për targat është kthim mbrapa në dialogun teknik. Kosova po dialogon për targa e letërngjitëse, dhe jo për marrëveshje finale.

Mbi të gjitha, kjo marrëveshje është katalizator për formimin e Asociacionit. Një gjë të tillë tashmë e bëri të qartë shprehimisht zyra e shërbimit të jashtëm të BE-së pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo sepse Qeveria po këmbëngulë në zbatimin e një marrëveshjeje të Brukselit, tash marrëveshjet e tjera presin. Asociacioni ndër të parat.