free hit counter PSD takon përfaqësuesit e Këshillit Nismëtar për hapjen e kanalit televiziv të diasporës - PSD

Partia Socialdemokrate ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit Nismëtar për hapjen e kanalit televiziv të diasporës. Sekretarja e Pergjithshme dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Aida Dërguti, bashkë me deputeten znj. Shqipe Pantina, takuan kryetarin e këtij këshilli, z. Ragip Rama, nënkryetarin e Lidhjes Shqiptare në botë, z. Sebastian Nuiqi, dhe z. Arjan Melanoshi, me ç’rast i përgëzuan për këtë iniciativë dhe ofruan mbështetjen e PSD-së.

Duke theksuar rëndësinë e këtij kanali të veçantë në kuadër të transmetuesit publik, Dërguti e Pantina u zotuan se PSD do të angazhohet në Kuvendin e Kosovës që ky kanal të ketë mbështetje financiare nga shteti, që rrjedhimisht të sigurohet edhe pavarësia editoriale. Përveç kësaj, në këtë takim u bisedua edhe për probleme të tjera me të cilat ballafaqohen mërgimtarët tanë.