free hit counter Qeveri në funksion të KESCO-s - PSD

Veturave të Qeverisë sot ua vendosëm tabelat treguese. Këto tabela janë në përputhje të plotë me funksionin e vërtetë të Qeverisë. Qeveria është në shërbim të KESCO-s.

Të shtunën mbrëma, në një mbledhje të parregullt dhe pa asnjë shpjegim, buxheti për kompaninë KESCO u rrit nga 75 në 90 milionë. Ende pa vendim të ZRrE-së për çmimin dhe pa asnjë zhvillim të ri, 15 milionë u shtuan. Pse? Kjo veçse tregon që Qeveria, KEDS dhe ZRrE janë e njëjta gjë.