Zyrës për Informim të KEDS dhe KESCO-s ja ndërruam lokacionin; tashmë kjo zyrë është në objektin e ish-qeverisë së Kosovës. Të gjitha vendimet e kësaj qeverie kanë qenë në shërbim të interesave të kompanisë KEDS/KESCO.
Muajve të fundit kemi parë skandal pas skandali duke u shtresëzuar mbi njëri-tjetrin sa i përket krizës energjitike; fillimisht me reduktime të rrymës pa paralajmërim tek subvencionimi nga ana e qeverisë të 44.5 milionë eurove për KEDS, që KESCO dhe KEDS i kanë kompanive publike KEK dhe KOSTT e mbërrin shumën e mbi 90 milionë eurove e deri tek vendimi i shtrejntimit të rrymës i cili do të prek shumicën e qytetarëve të Kosovës.
Mashtrimet e manipulimet nga ZRRE dhe miratimi i tyre nga Kurti ka një qëllim tashmë të qartë; KEDS-it dhe KESCO-s po i ruhen interesat e profiti nga institucionet e kompanitë publike. Barrën e kësaj aleance në mes të institucioneve publike e kompanive private po e mbanë mbi shpatullat e veta qytetarët e Kosovës.
Kjo situatë është e papranueshme. Prandaj, me 29 janar, prej orës 14:00, duke u nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, protestojmë kundër këtyre padrejtësive e kundër kësaj zhvatje.