Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, me nënkryetarin Visar Ymeri dhe Sekretaren e Përgjithshme Aida Dërguti kanë takuar sot Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Zhvillimet aktuale politike, fuqizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë, perspektivat e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, si dhe thellimi i bashkëpunimit midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës ishin në fokus të bashkëbisedimit.
PSD vlerëson rolin e rëndësinë e shtetit shqiptar drejt thellimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe përkushtimin e tij për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët të Ballkanit perëndimor.