Takim i mbyllur, me njerëz të përzgjedhur, për ta rregulluar imazhin. Gjykatë e shqetësuar për opinionin publik.
Gjykatës Speciale i mungon kushti themelues që është preambula e rendit republikan: drejtësia vjen prej njerëzve. Ky kusht është i pazëvendësueshëm dhe nuk zgjidhet me arnime. Takimet e znj.Trendafilova me media e shoqëri civile janë improvizime që nuk e bindin askënd.
Heshtja e institucioneve karshi kësaj Gjykate është skandaloze. Kurti e Haxhiu për çdo ditë i sulmojnë Gjykatat e gjykatësit brenda vendit. Kjo ndodh sepse qëllimi është kapja e shtetit. Kur bëhet fjalë për të reaguar karshi një procesi ku ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe gjykimit të drejtë Qeveria as nuk sheh as nuk dëgjon.
Protesta jonë nuk vjen prej merakut se mos fushata e saj po ia ndërron mendjen dikujt. Jo, prania e saj këtu është fyerje. E kemi një Gjykate me natyrë segreguese etnikisht, jashtë territorit, që për ironi funksionon në emrin tonë. Tash së voni, vendimet e saj përbëjnë edhe shkelje të drejtave të njeriut.
Prandaj, të mërkurën, data 21 shtator, prej orës 10:00, në Gjilan, protestojmë!