free hit counter Çmimi Besnik Bislimi për ekonomi dhe propagandë - PSD

Sot, Partia Socialdemokrate mbajti aksion simbolik përballë ndërtesës së qeverisë, ku i ofroj çmimin Nobel për ekonomi ministrit në detyrë, Besnik Bislimit, për kontributin e tij në uljen e papunësisë në Kosovë gjatë kohë së pandemisë për ta bërë vendin e vetëm në botë që arrinë këtë gjë.

Pas sukseseve të mëdha në xhudo e muzikë, pas Majlinda Kelmendit, Rita Orës e Dua Lipës, vendi ynë shenjohet në listën që ka prodhuar zbuluesin epokal të ekonomisë, Besnik Bislimi. Prej sot, nobeli për ekonomi e ka ndërruar emrin. Tash quhet “çmimi Besnik Bislimi për ekonomi”. S’mund të mos i atribuohej ky nder njeriut që me një të rënë lapsi na e uli papunësinë në 6.6 %.

Në anën tjetër, Ministri Sveçla, para dy javësh na tha se kjo Qeveri e ka menaxhuar krizën më se miri në glob. Deliri i kësaj Qeverie e ka humbur çdo marrëdhënie me realitetin. Aq e shprehur është kjo sa të mendosh që veç “popullit” të tyre në Facebook, askush tjetër nuk është këtu për ta parë marifetin e tyre. Regjistrimin e punëtorëve pa kontrata po e quajnë ulje të papunësisë. 9946 punëtorë të rinj qenkan lajmëruar nga bizneset për të përfituar 170 euro nga pakoja emergjente, rrjedhimisht kemi 6.6 % ulje të papunësisë.

Në kohën e ndalimit të gjithë aktivitetit ekonomik, papunësia ulet me një zbritje. Kjo është punë e paçme. Për ministrin Bislimi njerëzit janë shifra, kurse kalimi nga njëra kategori në tjetrën, veç ndryshim formule.