free hit counter Dorëzohet peticioni me 11.286 nënshkrime për faljen e gjobave në Kuvendin e Kosovës - PSD

Sot, Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi, së bashku me aktivistë të PSD-së, dorëzuan peticionin e nënshkruar nga 11.286 qytetarë për të iniciuar projektligjin për faljen e gjobave të dhëna gjatë pandemisë COVID-19.

Dënimi i mbi 200.000 qytetarëve të Kosovës ka qenë i padrejtë në disa rrafshe. Fillimisht, asnjë ndihmë ekonomike nuk është iniciuar nga pushteti. Së dyti, nuk janë siguruar vaksina me kohë e tani vaksinimi i qytetarëve është në shifra të ulëta. Së treti, nuk kemi asnjë plan për rimëkëmbjen ekonomike që përfshinë rikthimin e vendeve të punës që janë humbur gjatë pandemisë. Papunë, me rrezik shëndetësor, të vetmen gjë që qytetarët morrën nga kjo qeveri janë dënimet.

Ftojmë Kuvendin e Kosovës që të filloi sa më shpejt procedimin e peticionit në mënyrë që të shkoj projektligji për votim nga deputetët. Në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës që të votojnë për të falur gjobat.