Sot, aktivistë të Partisë Socialdemokrate bënë homazhe tek pllaka përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, me rastin e 13 vjetorit të vrasjes së tyre më 10 shkurt 2007.
Me 10 shkurt 2007, u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, dhe u plagosen mbi 80 demonstrues. 10 Shkurti është data e drejtësisë së mohuar.
UNMIK – u nuk ka dhënë kurrë përgjegjësi për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ata e kanë pranuar fajin, por rastit i kanë dhënë natyrë civile. Qeveria e re do të matet me 10 Shkurtin. Veç kërkesave të protestës, ka edhe një kërkesë për protestën. Kjo e fundit është drejtësia për Arbenin dhe Monin – përgjegjësi penale.