Bustin e Oliver Ivanoviç e vendosëm para qeverisë së Kosovës. Funksioni i bustit është i dyfishtë; ai ngushëllon Kurtin në njërën anë dhe shpërfaq tendencat e tij për ri-intepretim të figurës së Ivanoviçit në anën tjetër. Ivanoviç është kriminel lufte i dënuar; Kurti po dëshiron të ri-intepretojë atë përbrenda konfliktit të tij me Vuçiqin. Kështu e transformon në punëtorin e devotshëm të përkushtuar për një Kosovë multietnike.
Qëllimi nuk arsyeton metodën. Ngjarjet e individët, si në këtë rast Oliver Ivanoviq, nuk mund të jenë objekt ri-interpretimi për teke të Kurtit. S’është thjesht hipokrizia, por rreziku i totalitarizmit që duhet të na shqetësojë. Përballë saj kërkojmë demokraci dhe përgjegjësi. Kryeministër, kërko falje!