free hit counter Fillojmë peticionin për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19 - PSD

Peticioni për zyrtarizimin e Projektligjit për faljen e gjobave të pandemisë Covid – 19, po fillon. Përmes mbledhjes së nënshkrimeve, ne si qytetar të Kosovës do të kërkojmë anulimin e këtyre gjobave për periudhen 15 mars 2020 – 15 maj 2021.

Në këtë javë do të jemi në shehet e qyteteve të Kosovës, ku do të kemi mundësi të bisedojmë dhe ta fuqizojmë këtë nismë. Kërkesa për shlyerjen e gjobave të shqiptuara në kohë pandemie përbën kërkesë për vendosje të drejtësisë.

Muajt e fundit virusi ishte përhapur shumë. Përhapja solli rritje të numrit të të inefektuarve, por shumë të tjerë edhe pësuan tragjikisht. Kjo valë është rezultat direkt i fushatës zgjedhore dhe sjelljes së papërgjegjshme të partive politike pa dallim.

Përveç drejtësisë, falja e gjobave ka edhe arsye ekonomike. Pandemia dhe masat e mbylljes tashmë i kanë kushtuar shumë ekonomisë. Deri tash janë shqiptuar mbi 180 mijë gjoba, kurse gjoba më e vogël është 35 euro. Pagesat e gjobave përbëjnë heqje të parasë nga qarkullimi dhe ulje të kërkesës agregate. Kjo sepse shumica e gjobave të shqiptuara janë ndaj qytetarëve të varfër ose të shtresës së mesme.

Një masë është e drejtë kur zbatohet njejtë për secilin qytetar. Vetëm kështu, ajo nuk është arbitrare e diskriminuese.