free hit counter Gëzuar Pashkët! - PSD

Për të gjithë besimtarët e krishterë katolikë, urime të përzemërta për festën e Pashkëve!

Mesazhi i kësaj feste le të jetësohet përditë në mesin tonë. Le të ketë përkushtim të shtuar për të forcuar dashurinë e respektin mes njerëzve dhe për të ruajtur bashkëjetesën.

Si në çdo kremtë tjetër, edhe në këtë ditë të veçantë në kalendarin e kishës katolike, urojmë që gëzimi dhe lumturia e ditëve festive të jetë pjesë e pandashme e çdo dite të vitit për secilin njeri. Harmoni e mbarësi për çdo familje! Pashkë të gëzuar! Për shumë mote!