Sot iu dha lamtumira e fundit Bacës Adem Demaçi. Ai la pas shembullin më të mirë të veprimtarit të palodhshëm, të aktivistit politik dhe të intelektualit të rrallë. Do të kujtohet përherë angazhimi i tij për liri e barazi, rezistenca plot këmbëngulësi kundër shtypjes dhe përpjekja fort e vendosur për emancipim shoqëror. Vepra e tij do të jetë gjithnjë frymëzim për qendresë kundër padrejtësisë dhe për përkushtim të vazhdueshëm për një jetë të dinjitetshme. Për aq sa ndjejmë mungesën e tij, po aq do ta kujtojmë me krenari. Lavdi përjetësisht!