Kryesia e Partisë Socialdemokrate ka emëruar Natyra Kuçin për Zyrtare për komunikim, në përputhje me nenin 62 të Statutit të PSD-së.
E lindur më 1992, Natyra Kuçi ka kryer studimet pasdiplomike në fushën e Menaxhmentit të Përgjithshëm.
Me përvojë pune në fushën e marrëdhënieve me publikun, Natyra Kuçi është Asambleiste nga radhët e Partisë Socialdemokrate, në Kuvendin Komunal të Deçanit.