Ashtu siç ngritet flamuri i bardhë në momentet e dorëzimit, sot i ngritëm qeben Kurtit si simbolikë e dorëzimit të tij karshi kapitalit privat që është KEDS e në kurriz të qytetarëve të Kosovës.
Lloj lloj shembujsh për tejkalimin e krizës së energjisë i kemi dëgjuar nga Kurti e vartësit e tij. Çka i karakterizonte të gjitha ato, prej qebes e akuza për komoditet e deri tek reduktimi si zgjidhja e vetme përfundimtare, është shfajësimi i pushtetit e fajësimi i qytetarëve. Është ky pushtet që sot i ka ndarë 45 milionë euro për KEDS. Është ky pushtet që po detyron qytetarët të pagujanë dyfish energjinë elektrike e cila po ju mungon në shtëpitë e tyre. Është kjo qeveri që i është dorëzuar plotësisht KEDS-it, pra privatit, në kurriz të publikes, pra qytetarëve.
Qebja e qiri do të mbesin simboli i një dimri të ftohtë, simboli i një ekonomie të shkatërruar, simbol i një qeverie të dështuar.