free hit counter Plotësohet kushti i tretë i PSD-së për dialog me parime, rregulla e detyrime - PSD

– Për herë të parë, Kosova bëhet me ligj për dialogun, që i jep frymë dhe rregull procesit për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. 
– Për herë të parë në Kosovë, Kuvendi i Republikës mbahet përgjegjës për procesin dhe rezultatin e dialogut. 
– Për herë të parë në Kosovë, përmes referendumit, populli vendos për procese jetike për Kosovën, të paraparë me Rezolutë (15 dhjetor 2018). 
– Për herë të parë, Kosova ka mekanizma ligjor dhe institucional që sanksionojnë veprimet e pjesëmarrësve në dialog. 
– Për herë të parë në Kosovë depersonalizohen rolet dhe akterët në dialog, vishen me detyra dhe përgjegjësi institucionale.

Asnjë instancë në hierarkinë institucionale nuk mund ta mohojë vullnetin e qytetarëve. Ky ligj garanton këtë mundësinë.