free hit counter Qëndrojmë në solidaritet dhe mbështetje të minatorëve. Kërkesat e tyre duhet të plotësohen menjëherë! - PSD

Për herë të parë në historinë e vonshme të Kosovës sindikalistët po dënohen. Një vit më parë këtë shantazh e përjetuan mësimdhënësit. Një vit më vonë, minatorët e Trepçës. Të dyja, nën Qeverinë Kurti, të vetëdeklaruar si aleat i sindikatave, i shndërruar në armikun më të dëmshëm e të rrezikshëm të tyre.

Kërkesat e minatorëve janë të drejta dhe të domosdoshme. Puna e tyre është ndër më të rrezikshmet për jetë. Më e pakta që duhen të kenë janë pagat e rregullta e dinjitoze si dhe sigurim shëndetësor. Menaxhmenti që po keqtrajton minatorët ka përbrendësuar shantazhin e kërcënimin e llojit të Kurtit, me kalkulime në Excel e me trajtim të njerëzve në parametrat e kostos e profitit. Prandaj ky menaxhment duhet të shkarkohet menjëherë.