Kryetari i Partisë Socialdemokrate z. Shpend Ahmeti, nënkryetari z. Visar Ymeri dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës znj. Aida Dërguti, kanë takuar sot z. Andrew Page – Drejtor per Ballkanin Perëndimor, znj. Susan Laffe – Shefe e Sektorit te Analisteve nga Foreign Office në Londër dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connell.
Në takim u diskutua rreth aktualitetit politik, me fokus në çështjen e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. U shpalosën qëndrimet e PSD-së karshi këtij procesi dhe çështjeve të tjera. Dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe takimeve të tjera të kësaj natyre.