Kryetari i Partisë Socialdemokrate, z. Shpend Ahmeti, dhe Shefi i Grupit Parlamentar, z. Dardan Sejdiu, kanë pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, z. Pavel Bílek.
Në takim u diskutua situata politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e PSD-së theksuan domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, si e vetmja rrugë përpara. Më tej u diskutua për rëndësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Të dyja palët shprehën kënaqësinë për takimin dhe nevojën për takime të këtilla në të ardhmen.