Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate, nën drejtimin e kryetarit z. Shpend Ahmeti, u takuan sot me Ambasadorët dhe përfaqësuesit tjerë diplomatik të vendeve anëtare të BE-së. Në këtë takim, të cilin e kishte organizuar përfaqësuesja speciale e Bashkimit Evropian, znj. Natalia Apostolova, prezantuam platformën politike të PSD-së dhe bindjet, vlerat e besimet tona politike të përmbledhura në Deklaratën e Parimeve.