Socialdemokratët po e ngrisin zërin e tyre në çdo qytet e fshat. Partia Socialdemokrate po rritet dita ditës me njerëz të mirë, të përgatitur e të përkushtuar që të bëjnë ndryshime konkrete dhe substanciale në shoqërinë tonë.
Sot, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, deputetja Shqipe Pantina dhe koordinatori i degës së Mitrovicës, Shkumbin Osmani; u mirëpritën në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, nga qytetarët e kësaj komune dhe mbështetës të PSD-së. Në këtë tubim me qytetarë u diskutua mbi situatën aktuale politike dhe angazhimin e PSD-së. Po ashtu u bë publike themelimi i dy nëndegëve të reja – në Lagjen e Boshnjakëve dhe Lagjen e Doktorëve.