Miratohet rezoluta e PSD-së për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë
Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga deputeti Visar Ymeri në emër të PSD-së, për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ftojmë qeverinë që të angazhohet sa më shpejt për realizimin e kësaj rezolute që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.
Kuvendi miraton rezolutën e PSD-së për heqjen e kontrollit kufitar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë
Kuvendi miratoi edhe rezolutën e Partisë Socialdemokrate për heqjen e kontrolleve kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Zbatimi i kësaj rezolute lehtëson qarkullimin e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Urime?
Kuvendi miraton rezolutën e PSD-së për heqjen e roamingut për Kosovën dhe Shqipërinë
Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga PSD për heqjen e roamingut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Shumë shpejt thirrjet telefonike dhe përdorimi i internetit në telefon mobil do të kenë çmime të njëjta brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Urime?
Zgjedhja e Kryesisë së re të PSD-së
Sot Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate zgjodhi kryesinë e re dhe dy nënkryetarë. Në kryesinë tonë 40% e anëtarëve janë gra, ashtu siç e përcakton edhe statuti i partisë. Anëtarët e zgjedhur të kryesisë janë: Adonis Tahiri Aida Dërguti Agon Baraku Albulena Smakaj Alisa Hasani Bajram Kelmendi Belgzim Kamberi Besa Baftiu Dardan Molliqaj Dardan Sejdiu […]
Takimi i PSD-së me znj.Natalia Apostolova
Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate, nën drejtimin e kryetarit z. Shpend Ahmeti, u takuan sot me Ambasadorët dhe përfaqësuesit tjerë diplomatik të vendeve anëtare të BE-së. Në këtë takim, të cilin e kishte organizuar përfaqësuesja speciale e Bashkimit Evropian, znj. Natalia Apostolova, prezantuam platformën politike të PSD-së dhe bindjet, vlerat e besimet tona politike të përmbledhura […]
Kuvendi i jashtëzakonshëm i PSD-së
Sot, qytetarët e Republikës janë shumica që ka pak. Angazhimi për ta, angazhimi bashkë me ta, është përpjekje për interesin e përgithshëm. Politikat që shpunësuan, varfëruan dhe përjashtuan duhet të zëvendësohen me politikat zhvillimore, social-demokrate, që do të mundësojnë prodhim vendor, punësim për të gjithë dhe shpërndarje të drejtë.