Zgjedhen Nënkryetarët, Sekretarja e Përgjithshme dhe Kryesia e re e PSD-së
Sot, Partia Socialdemokrate mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjetë të kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe përfaqësim të barabartë gjinor 50/50. Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e rinj, kurse Teutë Rrusta u votua si sekretare e përgjithshme e PSD-së. […]
Shpallen zgjedhjet brenda partisë, votohet Kryetari dhe Këshilli Drejtues
Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot mbledhje të Kuvendit, me ç’rast u votua për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe […]
Në solidaritet me Shqipërinë
Lajmi për tërmetin e mbrëmshëm në Shqipëri është lajm i rëndë që ka tronditur jo vetëm Shqipërinë. Pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore që rezultuan me jetë të humbura dhe të lënduar të shumtë janë thellësisht prekëse. Partia Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qëndron me gjitha kapacitetet e saj përkrah […]
Italia kërkon mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike
Një delegacion i Partisë Socialdemokrate, i përbërë nga kryetari z. Shpend Ahmeti, nënkryetarja znj. Shqipe Pantina dhe drejtuesi i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë z. Belgzim Kamberi, kanë pritur sot në Prishtinë, Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Gjatë takimit është biseduar kryesisht për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 […]
Shyqiri Bytyqi dhe Baton Dushi i bashkohen Partisë Socialdemokrate
Ministri në detyrë i arsimit, z. Shyqiri Bytyqi dhe asambleisti në Komunën e Prishtinës nga Nisma Socialdemokrate, z.Baton Dushi, i janë bashkuar sot Partisë Socialdemokrate. Në konferencën për media ku u bë zyrtarizimi i përfshirjes së tyre në PSD, Shpend Ahmeti iu ka uruar mirëseardhje, duke e cilësuar vlerë të shtuar bashkimin e tyre përkrah […]
Të zbardhet fati i të pagjeturëve
Sot është Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve. Kjo ditë Kosovën e gjen të lënduar e me plagë të hapur. 20 vjet pas luftës Kosova vazhdon të mos ketë kurrfarë përgjigje për 1652 qytetarë të saj. Serbia vazhdon obstruksionet e saj me pjesën më të ndjeshme të shoqërisë. Përdorimi si levë kushtëzuese i fatit të pagjeturit […]