free hit counter Themelohet nëndega e PSD-së në Gadime të Lipjanit - PSD

Shtrirja e Partisë Socialdemokrate po vazhdon. Sot, u themelua nëndega në Gadime të Lipjanit, me ç’rast të pranishëm ishin nënkryetarja dhe deputetja Shqipe Pantina, deputeti Frashër Krasniqi dhe koordinatori i Degës në Lipjan, Ardian Olluri. Me të pranishmit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, për platformën socialdemokrate dhe rëndësinë e zgjerimit dhe fuqizimit të mëtejshëm.