free hit counter Ngjarjet - PSD

Sot, Partia Socialdemokrate mbajti aksion simbolik përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës duke vendosur një pasqyrë si përballje ndaj zhveshjes nga kritika e pakos së Ahtisaarit prej qeverisë Kurti. Në prononcim për media, Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta, potencoi që ” Alternativa Qeverisëse, por edhe zotimet elektorale të vitit 2017 e kishin një […]

Lexo më shumë

Mandatari për formimin e Qeverisë, drejt formimit të saj, sikur të ishte procedurë po shkel drejt gjurmëve të të gjithë paraardhësve të tij. Në këtë rrugëtim ai po e zbulon vetveten. Në diskutimet për formimin e Qeverisë gjithë vëmendjen dhe kohën e kishte për ndarjen e pushtetit. Asgjë nuk dëgjuam për modelet e ndryshme të […]

Lexo më shumë

Edhe një marrëveshje tjetër Kosovë – Serbi po paralajmërohet. Kësaj radhe flitet për linjën hekurudhore. Sërish procesi është i mbyllur, kurse qytetarët e Kosovës po vendosen para aktit të kryer. Linja ajrore Prishtinë- Beograd e desubjektivoi Kosovën sepse baza juridike e Marrëveshjes është Rezoluta 1244. Mënyra e njëjtë vështirë se prodhon rezultate të ndryshme.   […]

Lexo më shumë

Republika e Kosovës, dje, nënshkroi marrëveshje për fluturime komerciale me Serbinë. Marrëveshja u përcoll me një mungesë shqetësuese të informatave bazë. Opinioni u privua nga mundësia për ta kuptuar përmbajtjen e marrëveshjes. Çfarë kanë nënshkruar autoritetet e Aviacionit Civil të Kosovës dje? Asnjë detaj nuk dihet. Krejt çfarë na u tha është hapja e linjës […]

Lexo më shumë

Dje, dy aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë njoftuar vetëm përmes telefonit se ndaj tyre është ngritur aktakuzë. Gëzon Kastrati, Korab Korça (ish aktivistë të VV-së, tash në PSD) dhe Çlirim Gërbeshi (aktivist i VV-së) akuzohen për “Përgatitje të Veprës Terroriste”. Ata nuk kanë pranuar asnjë ftesë, njoftim apo çfarëdo lloji tjetër të shkresës zyrtare nga […]

Lexo më shumë

Partia Socialdemokrate uron besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes. Mesazhi universal i kësaj kremte ka në thelb solidaritetin, përpjekjen e pandërprerë për t’iu dhënë fund ndasive dhe sakrificën për qëllimet e mira. Urojmë të rritet fuqia e dashurisë për njëri-tjetrin dhe të shtohet ndjenja e solidaritetit në shoqëri. Gëzuar për shumë mote Krishtlindja!

Lexo më shumë