Partia Socialdemokrate uron besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.
Mesazhi universal i kësaj kremte ka në thelb solidaritetin, përpjekjen e pandërprerë për t’iu dhënë fund ndasive dhe sakrificën për qëllimet e mira.
Urojmë të rritet fuqia e dashurisë për njëri-tjetrin dhe të shtohet ndjenja e solidaritetit në shoqëri.
Gëzuar për shumë mote Krishtlindja!