Në vazhdën e shtrirjes dhe zgjerimit të Partisë Socialdemokrate në të gjithë Kosovën, sot janë hapur zyrat edhe në komunën e Istogut.
Duke e vlerësuar të rëndësishme shtrirjen organizative në Istog, nënkryetari Visar Ymeri, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatori i degës Burim Fejza, prezantuan platformën socialdemokrate para mbështetësve dhe simpatizuesve.
Programi social e zhvillimor i PSD-së është përgjigja e duhur dhe konkrete për shërbime cilësore publike, transparencë radikale të shpenzimeve të parasë publike, investime nëpër të gjitha lagjet e fshatrat dhe për politika publike në mbështetje të më të varfërve.
Potenciali natyror i Istogut është mundësi për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, me mbrojtje të mjedisit dhe me model alternativ për bujqit.
Qeverisjet e vlerësuara ndërkombëtarisht në Prishtinë dhe në Kamenicë janë referencat më të besueshme për politikat e kapacitetet e PSD-së për ta modernizuar dhe transformuar pozitivisht qeverisjen lokale, në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Kjo do të dëshmohet së shpejti edhe në Istog dhe në secilën komunë të Republikës.🌷