Sot ishte Samir Mane që u përfaqësua në Kuvend. Në emër të rimëkëmbjes vazhdon gërryerja, vazhdon zhvatja e parasë publike.
Kuvendi sot ishte nisur ta heqë renten e mineraleve për Samir Manen. Më pas vendosi që kjo të hiqet për të dhe për të tjerët. Kuvendi sot deshi t’i subvencionojë me mbulim të energjisë së ripërtërishme pak biznese të medha, më i madhi i të cilave është sërish Samiri. Në fund vendosi qê përveç të mëdhenjve, kjo të bëhet edhe për konsumatorët.
Ligji për Rimëkëmbjen sot, dhe ndihma e dhënë për ekonominë nga qeveria e kaluar e kanë një gjë të përbashkët: trajtimin e veçantë për të mëdhenjtë dhe të fortët. Në emër të Samir Manes sot ishin Hoti e Abrashi, dhe mirë u bë që amandamentet u demaskuan. Dje ishte kompania “Limak” dhe Besnik Bislimi, por aksham pazari i tij 1 ditë para votimit të qeverisë tjetër nuk u morr vesh. E kuptueshme, partitë ekzistuese moti kohë kanë marrëdhënie me Limak.
Avdullah Hoti e Besnik Bislimi mund të dallojnë për emrat e oligarkëve, por i bashkon çasja neoliberale. Çfarë na duhet është horizont përtej neoliberalizmit brutal dhe atij të veshur me petkun antikorrupsion.