free hit counter "Krejt dhe Drejt" si të çdo qeveri e mëparshme - PSD
Kurti është dorëzuar ende pa nisur. U proklamua ndryshim i madh. Prapa fasadës së këtij ndryshimi populist po qëndron i njëjti avaz i vjetër; shumicës po i faturohet në kurriz fatura e pakicës. Pabarazia nuk po sfidohet; veç ka gjetur artikulim të ri që e fsheh veten mjeshtërisht.
Në Komisionin për Ekonomi, Vetëvendosje votoi për ndarjen buxhetore prej 11 milion eurove për të paguar rrymën e papaguar në veri të Kosovës. Këtë dikur Kurti e konsideronte si padrejtë si. Sot vazhdon nën udhëheqjen e tij.
Një qasje e tillë është e padrejtë. Pagesa e rrymës për qytetarët në veri po paguhet nga taksat e qytetarëve që jetojnë dyfish më keq sesa qytetarët në veri.
Fillimisht, Vetëvendosje ishte plotësisht kundër pagesës së rrymës për veriun në fjalë. Ndërkohë, me veprimet e tyre, të dyja qeverisjet e VV-së e vazhduan avazin e njëjtë të qeverive të kaluara duke ofruar të paguajnë atë që qytetarët në veri nuk e bëjnë.