free hit counter Lindja e Maqedonisë Veriore - Fitore ndaj neofashistëve, mundësi për fqinjësi të mirë dhe për më shumë demokraci e barazi të brendshme - PSD

Partia Socialdemokrate përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes se Prespës nga Kuvendi i Republikës së Greqisë. Përmbyllja e konfliktit rreth tridhjetëvjeçar midis Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të ish-Maqedonisë është mundësi tashmë reale për ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe për integrime euro-atlantike.

Përmbyllja e këtij konflikti është jo vetëm fitore ndaj qarqeve neofashiste, por edhe dëshmi se paqja dhe zhvillimi janë të mundshme, nëse qeveritë ushtrojnë politika në funksion të barazisë midis popujve.

Shpresojmë se normalizmi i marrëdhënieve midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore do t’i përshpejtojë sidomos reformat e duhura për më shumë demokraci dhe barabarësi brenda republikave në rajon, si parakusht për paqe të qëndrueshme dhe për prosperitet shoqëror.