Konfliktet e pazgjidhura çdo herë janë në kurriz të popujve të shtypur, të kolonizuar, të varfëruar. Është premtim për dhunë e viktima. Dënimi i terrorit, por mbështetja e bombardimeve që Izraeli po shkakton ndaj popullatës civile janë simptoma të një padrejtësie historike. Ne themi se qëllimi nuk e arsyeton mjetin, prandaj terrorizmi nuk është i pranueshëm, por as nuk është vetë problemi. Ai është pasojë e mungesës së vendosjes së drejtësisë; të drejtës së popujve për vetëvendosje.
Politikat kolonizuese, segreguese dhe në shpërputhje absolute me rezolutën e “Two-state solution”(1967) do të duhej ta penalizonin Izraelin. Çdo mbështetje e luftës, ushtarake, logjistike e politike në Gaza, kundër qytetarëve atje, jep të kuptohet se shqetësimi i fuqive të mëdha nuk është jeta e njerëzve, barabartësisht. Jeta e qytetarëve palestinezë duhet të njihet dhe mbrohet sikur ajo e secilit. Historia mëson se kostoja e luftës ka qenë fatale për palestinezët, dhe e papërfillshme për Izraelin. Bilanci i luftës tregon për raporte forcash, të padrejta, gjithsesi. Por edhe për dështimin ndërkombëtar.
Paqja nuk ka alternativë, dhe luftimet në pikën e mbërritur nuk e sjellin atë, por një proces politik po. Çdo vonesë është fatale.