free hit counter Shpallen zgjedhjet brenda partisë, votohet Kryetari dhe Këshilli Drejtues - PSD

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot mbledhje të Kuvendit, me ç’rast u votua për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50.

Në pikën tjetër të rendit të ditës delegatët votuan për zgjedhjen e kryetarit. I propozuari Dardan Molliqaj, përmes votimit të fshehtë mori 83.7% të votave për, duke u zgjedhur kështu kryetar i PSD-së.

Falënderojmë delegatët për pjesëmarrjen në këtë proces. Ditëve në vijim do të bëhet edhe zgjedhja e strukturave tjera të partisë.