free hit counter Të zbardhet fati i të pagjeturëve - PSD

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve. Kjo ditë Kosovën e gjen të lënduar e me plagë të hapur. 20 vjet pas luftës Kosova vazhdon të mos ketë kurrfarë përgjigje për 1652 qytetarë të saj. Serbia vazhdon obstruksionet e saj me pjesën më të ndjeshme të shoqërisë.

Përdorimi si levë kushtëzuese i fatit të pagjeturit përbën politikë antihumansite dhe mungesë vullneti për fqinjësi të mirë e bashkëjetesë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe vendosja e pakushtëzuar e drejtësisë është kushti themelor për normalizimin e marrëdhënieve.

Partia Socialdemokrate është me familjet e atyre që ende nuk e kanë një përgjigje për më të dashurit e tyre. Në secilën situatë dhe kudo që jemi do të angazhohemi që fati i tyre të zbardhet dhe përgjegjësia të mbahet.