free hit counter Urime dita e Pavarësisë! - PSD

28 Nëntori është dita e mëvetësisë, ditë që simbolizon afirmimin e vetes, kundër pushtimit e përpjekjeve për asimilim. Flamuri i 28 Nëntorit ka luftuar perandori, fashizma e shovenizma. Është flamuri i vegjëlisë në luftën për mëvetësi e vetëvendosje, i partizanëve antifashistë, flamuri i UÇK-së.

Nëse patjetër duhet të flasim me fjalorin e “krenarisë”, atëherë ajo vjen në shprehje rreth një fakti qendror: ky flamur nuk ka marshuar në asnjë luftë pushtuese. Nuk është simbol superioriteti as segregimi ndaj të tjerëve. Siç e thoshte Noli i madh: “diell për vllanë, yrnek për fqinë, për botën ëndërr e qiell i ri.