Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, 12 punëtorë e kanë humbur jetën në vendin e punës. Njëri nga ata, ndërsa ishte duke punuar në një projekt publik. Për këtë qeveri. Këto raste janë veç numra regjistrash në spitalet e shtetit.
Punëtorët e ndërtimit punojnë dhjetëra metra mbi tokë pa siguri fizike, me paga t’ vogla, e pa sigurim shëndetësor. Qeveria e Kosovës nuk e ka lëvizë gjendjen e mjerueshme që e ka gjetur, as për një centimetër. Sa ishte opozitar Albin Kurti na fliste për solidaritet e organizim, sot praktikat shfrytëzuese fillojnë në zyrën e tij.
Paga minimale vazhdon me qenë e njëjtë, e qeveria vazhdon ta refuzojë taksën ndaj korporatave. Barrën e inflacionit po e merr punëtori, privilegjet qeveritari e pronari. Shumë punëtorë kanë ikur jashtë, ata që kanë mbetur po punojnë në kushte të padrejta.
Qeveria duhet me urgjencë të adresojë nevojën për aplikimin e masave të rrepta të sigurisë dhe pajisjeve mbrojtëse, si dhe të garantojë pagë të dinjiteteshme për çdo punëtor.
Dialogu me Serbinë prioriteti i pari nga i shtati dikur. Në rregull. Po ku është dialogu social me sindikatat e punëtorët???